Luis
Suarez para më shumë se dy javësh u infektua me koronavirus dhe u detyrua të karantinohej deri në shërimin e plotë të tij.
Shqetësimeve fizike prej virusit, i shtohet padyshim edhe malli për familjen, pasi je i detyruar të jesh larg tyre për të mos i
infektuar.
Këtë ka bërë edhe
Suarez, teksa dje ai u shërua plotësisht dhe ishte në gjendje të lëvizte i lirë. Gjëja e parë që sulmuesi i Atletico Madrid bëri ishte
përqafimi i
fëmijëve të tij.
Bashkëshortja ka filmuar gjithçka, teksa
fëmijët që surprizohen dhe hidhen në krahët e babait të tyre janë çaste mjaft emocionuese dhe tregojnë qartë edhe vuajtjet e të gjithë atyre që kanë të afërm të
infektuar.
Shtuar më 05/12/2020,
ora 14:27