8-vjeçari edhe 1 muaj jetë, Ibra refuzon ta takojë
Dëshira e fundit e një 8-vjeçari në prag të vdekjes, ishte që të takonte idhullin e tij, Zlatan Ibrahimoviç. Por ylli i futbollit, nuk ka arritur t’ia plotësojë dëshirën e fundit vogëlushit, pasi ka qenë shumë i zënë me punë.


Hajrudin Kamenjas vuante nga leuçemia dhe doktorët i thanë se i kishte mbetur vetëm një muaj jetë. Prindërit e tij, pasi arritën të siguronin një takim me skuadrën e Paris Saint Germain, prenë biletat që të shkonin në Paris, në mënyrë që dëshira e fundit e djalit të tyre të realizohej.

Prindërve u ishte thënë më parë që suedezi nuk mund të shkonte në shtëpinë e djalit të vogël, në Vares të Bosnjës, për shkak të angazhimeve në Champions League.

Por edhe në momentin kur familja e Hajrudinit arriti të dërgojë djalin e tyre në stadium për të parë ndeshjen dhe të takonte Ibra-n, përsëri kjo nuk u realizua, pasi futbollisti suedez kishte pësuar një dëmtim në gju dhe nuk mund të luante. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2013, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori