Aguilar: Balotelli, futbollisti më i mirë në shtrat

Pëlqej
Mario Balotelli mbetet futbollisti më i përfolur në mediat rozë. Edhe pas transferimit te Liverpool muzika nuk ndryshon, Super-Mario lakohet më shumë për atë që bën jashtë fushës sesa brenda saj. Këtë herë është modelja franceze Eglantine Aguilar, e cila jep një dëshmi unike për momentet intime me sulmuesin italian.

Ish e dashura e Ashley Cole nxjerr kartonin e kuq ndaj mbrojtësit anglez dhe ngre në piedestal lojtarin e Liverpoolit. Ajo zbulon se Mario e ftoi në një hotel të Milanos, duke zbuluar se gjatë orëve pasionante, Balotelli i tregoi se mban vendin e parë në listën e meshkujve të saj. Aguilar shton se takimi ndodhi gjatë muajit Gusht dhe që prej asaj kohe, ata nuk janë takuar më.
Shtuar më 22/09/2014, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori