Akuzat për përdhunim, policia kërkon shtyrjen e hetimeve për Neymar
Është shtuar me një tjetër kapitull çështja Neymar. Policia braziliane ka kërkuar shtyrjen me 30 ditë të hetimeve për sulmuesin, I cili akuzohet për përdhunim nga modelja Najila Trindade.

Hetuesit e kanë bazuar kërkesën e tyre drejtuar gjykatës mbi pretendimet se iu nevojitet më shumë kohë për të ekzaminuar në mënyrë të detajuar pamjet e videos të xhiruar në një prej hoteleve prestigjozë të Parisit.


Video u dorëzua nga modelja në polici, në ditën kur ajo denoncoi Neymar.

Ky I fundit ka hedhur poshtë akuzat, por policia brazilian vazhdon hetimet mbi çështjen më të përfolur të verës dhe që ka si protagonist yllin e futbollit botëror.
Shtuar më 02/07/2019, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori