E FUNDIT/ Tërmeti godet Shqipërinë, banorët në panik
Alketa Vejsiu thyen "rregullat", publikon foton e njeriut të shpirtit (FOTO LAJM)

Moderatorja Alketa Vejsiu është tepër e angazhuar së fundmi me përgatitjet për “Festivalin e RTSH-së”, së bashku me Vera Grabockën.

Ajo ndau mbrëmë në InstaStory momente gjatë provave në orët e vona të natës dhe si rrallëherë, ka publikuar edhe një foto të të atit.

Të rralla janë rastet kur Alketa publikon familjarët e saj, mirëpo duket se i ati e ka shoqëruar gjatë provave, ndaj ajo ka bërë një përjashtim duke i bërë një dedikim publik.

“Babo shpirti”- shkruan Alketa krahas fotos ku tregon se ora shënon 00:48 pas mesnate.

Siç dihet, babai i saj Bardhi, është një fans i madh i muzikës dhe disa vite më parë është ngjitur në skenë për një duet me të bijën.

Shtuar më 13/12/2019, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori