Andrea Salas, ja bukuroshja që i shtohet Realit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Me mbërritjen e Keylor Navas në skuadër Real Madrid nuk përfitoi vetëm një portier shumë të mirë, që na mahniti gjatë Botërorit të Brazilit, por edhe një bukuroshe.

Futbollistët "Los Blancos" janë njohur gjithmonë jo vetëm për atë që kanë dhënë në fushën e lojës, por edhe për jetën e tyre private: të dashura të shumta, të njohura dhe të panjohura, që kanë pushtuar gjithmonë faqet e para të gazetave dhe revistave.

Nëse më parë kemi njohur Irina Shayk, Sara Carbonero apo Pilar Rubio, tashmë ju prezantojmë me Andrea Salas, bashkëshortja e Keylor Navas.

Ish-modelja, tashmë 30 vjeçe, është martuar me portierin kostarikan në vitin 2009 dhe bashkë kanë një djalë me emrin Mateo, i cili ka lindur në mars. Ish modelja ka edhe një vajzë, Daniela, nga një martesë e saj e mëparshme.

Andrea ishte modele e famshme por e la atë për t'iu përkushtuar fesë, ku edhe takoi Navas në 2008. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori