Futbollistët e Real Madrid janë
njohur gjithmonë jo vetëm për atë që kanë dhënë në fushën e lojës, por edhe për jetën e tyre private: të dashura të shumta, të njohura dhe të panjohura, që kanë pushtuar gjithmonë faqet e para të gazetave dhe revistave.
Nëse më parë kemi
njohur Irina Shayk, Sara Carbonero apo Pilar Rubio, tashmë ju prezantojmë me
Andrea Salas, bashkëshorten e portierit nga Kosta Rika
Keylor Navas.
Ish-modelja, tashmë 30 vjeçe, është martuar me portierin kostarikan në vitin 2009 dhe bashkë kanë një djalë me emrin Mateo, i cili ka lindur në mars.
Ish modelja ka edhe një vajzë, Daniela, nga një martesë e saj e mëparshme.
Andrea ishte modele e famshme por e la atë për t'iu përkushtuar fesë, ku edhe takoi
Navas në 2008. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2015,
ora 16:43