Aurela Gaçe e dashuruar me gjithë shpirt, deklarata e "çmendur" për bashkëshortin
Pëlqej
Këngëtarja Aurela Gace ka qenë e ftuara speciale e emisionit “Chic” në ‘Neës24’ ku dhe ka folur për marrëhdënien e saj me bashkëshortin.

“Skerdi është suporti im më i madh, ai është fati im, është ajo gjëja që është shkruar për ty e nuk ta merr dot njeri. Ai kishte 20 vjet që jetonte jashtë shtetit, unë 9 vjet në SHBA dhe vija këtu për të bërë diçka të re vija dhe ikja.

U njohëm rastësisht, na solli Zoti të dy të njiheshim. Nëse unë kam arritur të bëj këtë gjë në mes të Tiranës kam suportin e tij më të madh. Unë vërtetë merrem me skenën por ai bën cdo gjë që nuk duket, ndërkohë që njerëzit mendojnë se është vetëm Aurela.

Por jo Aurela merret me vetëm me skenën nuk mund të merret me cdo gjë. Nuk do të mundesha vetëm të isha këtu ku jam sot për publikun. Skerdi është njeriu që ma ka sjell Zoti me dorë. Ai është dora e djathtë që më mungonte sepse ti nuk mund t’i bësh të gjitha”-, tha këngëtarja e njohur.
Shtuar më 21/10/2017, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori