Babai i Dojna Memës ndahet nga jeta
Babai i moderatores Dojna Mema, Bujar Mema, është ndarë nga jeta.

Ka qenë vetë Dojna që përmes një postimi në Instagram ka dhënë lajmin e trishtë.

Nën një video të momenteve më të bukura me të atin, Dojna shkruan: “Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky është Babi i familjes.

P.S.: Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër.”

Sipas profilit të tij në Linkedin, Bujar Mema punonte prej 16 vitesh në NCB Interpol në Tiranë. Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmjë. U prehtë në paqe.
Shtuar më 08/12/2019, ora 19:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori