Baby-shower live në emision! Brunilda Lahe përlotet nga vizita surprizë (FOTO LAJM)

Emisioni “Soirée” në “Top Channel” u kthye në një festë për vajzën e moderatores Brunilda Lahe, që do të vijë së shpejti në jetë.

Shoqet e saj në bashkëpunim me stafin dhe Jona Spahiun i organizuan një baby-shower surprizë moderatores së njohur.

E gjithë ideja e festës ishte e papritur për moderatoren, e cila u përlot në studio kur mbërriti edhe shoqja e saj e ngushtë nga Vlora, Nertila Fisheku.

Sapo e pa që u fut në studio, Brunilda nuk i ndali dot lotët.

Në këtë festë ishte edhe gjinekologia e Brunilda Lahes, Jola Lulo e cila së bashku me Jonida Shehun i kanë bërë një quiz nëse ajo është gati të bëhet nënë dhe nëse di t’i ndërrojë pelenat e bebit.

Brunilda Lahe e kaloi testin me sukses.
Shtuar më 07/11/2019, ora 08:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori