Balotelli-Fanny, vijojnë pushimet në Miami (FOTO LAJM)

Mario Balotelli ka injoruar të gjitha kritikat në adresë të tij pas pozimit me pushkë në Instagram duke vijuar normalisht pushimet e tij në Miami, Florida. Sulmuesi i Milanit është fotografuar në shoqërinë e të fejuarës së tij Fanny Neguesha duke shijuar detin dhe duke bërë xhiro me Jet-ski.

SuperMario ka qënë në qëndër të kritikave pas eleminimit të Italisë në Botëror duke bërë që edhe Arsenali të largohet nga dëshira për ta patur në skuadër.

Vendi i tij te Milani nuk është më i sigurtë ndaj dhe agjenti i tij Mino Raiola po shikon mundësinë e transferimit në një tjetër skuadër. /albeu.com/


Shtuar më 12/07/2014, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori