Duken tepër të rënda deklaratat e atij që gjithmonë shfaqet polemizues para mediave dhe bëhet fjalë pikërisht për Mario Balotellin. Sulmuesi i Milanit është aq i sigurt që Real Madrid nuk do ta arrijë dot “remuntadan” në gjysmëfinalen e kthimit me Dortmundin, sa që vë bast të dashurën e tij, bukuroshen Fanny Neguesha.
“Nëse Reali përmbys
rezultatin kundër
Dortmundit dhe arrin finalen e Champions League, do ta lë të dashurën time të flejë me të gjithë lojtarët e skuadrës spanjolle”, ka thënë
Balotelli.
Tani nuk mbetet tjetër veç të pritet një përmbysje e “Los Blancos” për të parë nëse
Balotelli do ta mbajë premtimin.../albeu.com/
Shtuar më 28/04/2013,
ora 21:56