Bendtner zbulon arsyen pse futbollistët preferojnë prostitutat
Autobiografia e Nicklas Bendtner ka marrë vëmendjen e medieve britanike.

Pas publikimit të pjesës ku futbollisti danez fliste për lojërat e fatit, tashmë është publikuar pjesa ku ai shpjegon arsyen se përse zgjedhin të shoqërohen me prostitutat.

“Ju ndoshta po pyesni pse prostitutat janë një fenomen kaq i përhapur në futbollin profesionist . Përgjigja është fare e thjeshtë: sepse është më pak e rrezikshme sesa të dilni me një vajzë jo të tillë.

Unë di shumë incidente që përfshijnë prostituta por unë di po aq shumë histori shantazhi përmes mediave sociale. Le të flasim për vajzat që shfaqen në klubet e natës, të gatshme për të fjetur me ty, por pastaj të bëjnë një fotografi ndërsa ti po fle.

Ato foto bëhen karta e tyre, mund t'ju kërkojnë gjëra për të mbajtur gojën mbyllur. Një vajzë me të cilën kisha fjetur erdhi tek unë dhe më tha se ishte shtatzënë dhe kishte një çmim për heshtjen e saj. Ajo donte të bënte gjoksin e saj dhe në fund unë paguaja për operacionin. Me prostitutat nuk ndodh një gjë e tillë”, përfundoi Bendtner.
Shtuar më 13/10/2020, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori