Bëri lëmsh dynjanë, Rudina Dembacaj sqaron për herë të parë ndarjen nga Aleksi (FOTO LAJM)

Prej dy muajsh jeta private e aktores dhe moderatores Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas lajmit se ajo është ndarë nga bashkëshorti. E ftuar mëngjesin e sotëm në "Wake up" në Top Channel, Rudina e ka pranuar për herë të parë ndarjen.

Moderatorja u shpreh se ajo dhe bashkëshorti, Aleks janë në proces divorci dhe kanë hapur një padi që në qershor.

"Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë dhe ne jemi në proces divorci. Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi", është shprehur Rudina.

Rudina dhe Aleksa po ndahen pas 3 vitesh martesë. Çifti janë prindër të një vajze, Viktorias.

Shtuar më 13/11/2019, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori