Blerta Leka "ngacmon" futbollistin e Partizanit, e bën të djersisë në studio
Pëlqej
Një moment i veçantë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në emisionin Proçesi Sportiv” ku ka qenë i ftuar edhe sulmuesi i Partizanit, Edgar Çani.

Ai ka folur gjerësisht për ndeshjen kundër Kukësit dhe lojën e Partizanit gjatë atyre minutave sfidë, por gjatë bisedës futbollisti u ndesh edhe me një ngacmim të bukuroshes së këtij emisioni, Blerta Lekës.

Fituesja e Miss-Universe iu drejtua shtatlartit të të kuqve: “Ti nuk më dukesh se je vetëm për futbollist. Me fizioniminë që ke mendoj se je për aktor”, i tha ajo duke qeshur, ndërsa sulmuesi i Partizanit u vu disi në siklet, por nuk e la pa përgjigje Blertën.

Çani ia ka kthyer gati me të njëjtën monedhë: “Duke qenë se jam sulmues, dua të eci vetëm para. Ndaj unë jam më shumë për aksion”, përfundoi ai duke qeshur. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2017, ora 19:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori