Bukuroshja që pritet "të pushtojë" Manchester-in (FOTO LAJM)

Merkatoja e futbollistëve shpeshherë është edhe kapriçoze, ashtu siç ndodhi edhe me ish futbollistin e Malagas Martin Demichelis, i cili edhe pse ishte pranë firmës me Atletico Madrid përfundoi te Manchester City, aty ku do të ritakohet me ish trajnerin e tij Manuel Pellegrini, por pritet të mos aktivizohet për 6 javë për shkak të një dëmtimi.

Por bashkë me të në Manchester do të transferohet edhe bashkëshortja e tij Evangelina Anderson, nëna e dy fëmijëve të argjentinasit.

Evangelina është modele e "Golden Rose Ball" dhe është përzgjedhur si një prej 6 "perëndeshave" të Twitter-it, fiks ashtu siç i duan edhe anglezët. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori