Një histori tipike dashurie, nga ato që të duket sikur i ke parë nëpër filma.
Ajo fillon me shikime në një
restorant, me shkëmbime numrash, SMS të shpeshta, takime për kafe, darka gjysmë flirtuese e gjysmë romantike dhe që mbaron me një dasmë në një hotel luksoz në breg të detit Tiren dhe me muaj mjalti në Bali.
Kështu e kanë treguar historinë e tyre të dashurisë futbollisti
shqiptar Lorik
Cana dhe arkitektja italiane Monika për ‘Teuta’, transmeton Kosovarja.
Ata janë parë papritmas në një
restorant në Romë, në verën e vitit 2011, ku Loriku sapo kishte shkelur për të filluar karrierën te Lacio. Atë mbrëmje ajo nuk ia ndante sytë.
“Fillimisht nuk i kushtova vëmendje, por pastaj shkëmbyem disa vështrime. Vetëm kur dola nga restoranti i dhashë menaxheres numrin tim që t’ia jepte asaj. Isha i bindur që do të më telefononte”, tregon
Cana, i cili vetëm pak muaj më vonë, filloi të jetojë me arkitekten italiane.
Nga ana tjetër, Monika, e pazhveshur nga paragjykimet, ka treguar se ajo fi llimisht e kishte të vështirë t’u tregonte prindërve se ishte lidhur me një futbollist, për më tepër
shqiptar.
“Unë nuk kam ditur të bëj dallimin mes
shqiptarëve”, tregon sot gruaja e kapitenit të Kombëtares shqiptare.
Cana ka vendosur ta bëjë celebrimin në Francë, në mënyrë që bashkëshortja e tij të ketë mundësi ta mbajë edhe mbiemrin
shqiptar. Ai është shprehur se gjithmonë kishte dashur të
martohej me një vajzë shqiptare, por zgjodhi të
martohej me Monikën vetëm pasi u bind që fëmijët e tyre do flisnin shqip dhe do ruanin traditën.
Është e njohur fraza e Lorikut që
shqiptarët nuk ndalen derisa të bëjnë djalë dhe djali i tyre i parë ka ardhur në jetë disa ditë më parë. Prova që ai do rritet si
shqiptar nis me emrin me origjinë ilire, Boiken. /Albeu.com/
Shtuar më 07/11/2015,
ora 20:55