Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik
Cana do të mungojë në sfidën ndaj San Marinos në 8
qershor, pasi ka marrë lejë stafit drejtues të Kombëtares. Mbrojtësi do të martohet gjatë muajit
qershor me të dashurën e tij italiane.
Ai do të shkojë në altar me të dashurën e tij, Monica, dhe një gjë të tillë e konfirmoi pas ndeshjes miqësore ndaj Rumanisë ku tregoi se i ka marë lejë teknikut Gianni De
Biasi.
"Pas ndeshjes ndaj Hungarisë do të marr
leje për t’u
martuar. Trajneri De
Biasi më ka dhënë
leje të martohem. E kam gjetur personin e duhur për t’u
martuar dhe besoj se do të jetë një mbështetje e mirë për mua", ka thënë
Cana. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2014,
ora 17:04