Cana u bë baba për herë të dytë me një vajzë, Monica publikon foton e ëmbël me bebin e porsalindur (FOTO LAJM)

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monica kanë mirëpritur fëmijën e dytë më 17 janar.

Ish-kapiteni i Kombëtares dhe partnerja e tij italiane, u bërë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Enkeleida.

Loriku nuk ka publikuar ende një fotografi të vogëlushes në rrjete sociale, por mami Monica nuk ka duruar dot!

Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram, një moment të ëmbël me vajzën e saj, dorën e vogël të së cilës e mban në gjoks.

Në muajin tetor të vitit që lamë pas, Lorik Cana u shpreh në një intervistë për "Wake Up" se ai dhe bashkëshortja e kishin menduar edhe emrin e fëmijës së dytë, që para se Monica të ishte shtatzënë.

Sipas ish-kapitenit, nëse fëmija i dytë do të ishte vajzë, do ta quanin Enkeleida, pasi i pëlqejnë shumë emrat ilirë.

Pas vogëlushit Bojken, familja u gëzua me një vajzë tashmë dhe ky lajm e ka gëzuar shumë Lorikun.
Shtuar më 23/01/2020, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori