Carmen Aznar, ose "vajza që i qëndron pas Simeones" (FOTO LAJM)

Pëlqej
#Ladedetrasdesimeone ose e thënë shqip "ajo që qëndron pas Simeones" është fenomeni më i famshëm për momentin në Twitter që e ka bërë të famshme në Spanjë dhe në të gjithë botën një bukuroshe spanjolle, që më par askush nuk e njihte. Po flasim për 25-vjeçaren nga Sevilla, tifoze e çmendur e Atletico Madrid, Carmen Aznar, e cila u kap nga kamerat teksa qëndronte pas teknikut të "Los Colchoneros" në finalen e Superkupës së Spanjës në "Vicente Calderon".

"Nuk e dija që dilja shumë në televizion, por vajza që ishte pas meje mund të them se ishte shumë trendy", është shprehur Simeone.

Por mjaftoi një foto që Carmenit ti ndryshonte jeta. Siç shkruan edhe vetë në Twitter brenda pak orësh ajo shkoi nga 150 ndjekës në 3000 të tillë.

Brunja andaluziane punon shitëse në një butik, por nuk e mohon se i pëlqen bota e televizionit. Dhe pas kësaj fotoje dhe falë bukurisë së saj edhe kjo gjë duket se nuk do të jetë shumë e largët. /albeu.com/

Shtuar më 30/08/2014, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori