Caroline Wozniacki shijon Liverpool-in dhe Suarez-in (FOTO LAJM)

Tenistja Caroline Wozniacki është një tifoze e Liverpool. Këtë gjë ajo e tregoi edhe ditën e shtunë kur ndoqi nga afër në "Anfield Road" fitoren 4-1 të "The Reds" përballë West Bromwich Albion dhe ku Suarez shënoi një tripletë spektakolare.

Caroline sapo ishte kthyer nga turneu i Stambollit: "Pushime! Cila është mënyra më e mirë për ti nisur? Rugës nga Stambolli në Liverpool, për të parë ndeshjen në Anfield", shkruante tenistja në rrjetet sociale.


Ajo është fanse e Steven Gerrard, për të cilin ka deklaruar: "një prej lojtarëve të mi të preferuar të të gjitha kohëra së bashku me Ronaldon", por nuk harron të admirojë edhe patriotin e saj Daniel Agger. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2013, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori