"Çava gardhin me policë", Aurela Gaçe flet pas performancës në stadium (VIDEO)
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe performoi të dielën në inagurimin e stadiumit të ri “Air Albania”, ku u mbajt edhe ndeshja Francë-Shqipëri. Së fundmi Aurela ka postuar një video nga performanca e saj dhe tregon se ka vepruar si një tifoze e çmendur.

"E megjithëse aty ishte gardh more gardh me polici, unë, një tifoze e çmendur ,e çava gardhin e vrapoja që të mos me kapni. Eh,…. unë kujtova në fakt se isha më e shpejtë se policia, por ata s’më paskan parë fare. Herë tjetër, i lutem trajnerit te me fusë ne lojë se kam rezistence për 90minuta", shkruan Aurela.

Në fund këngëtarja është shprehur e lumtur që ndodhej pranë publikut që këndonte bashkë me të.
Shtuar më 20/11/2019, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori