Cavani e Miss Uruguay, çifti që po çmend Parisin (FOTO LAJM)

Pas largimit të David Beckham një tjetër çift po çmend kryeqytetin francez, Paris. Sulmuesi i Paris Saint Germain, Edinson Cavani, i cili u ble nga Napoli për 64 milionë euro, po përjeton një histori të re dashurie. Uruguajani, pas divorcit me ish bashkëshorten Maria Soledad, ka përfunduar në krahët e Micaela Orsi.

Micaela është modele dhe sapo është shpallur Miss Universo Uruguay 2013. Bjonde, pothuajse 20-vjeç, shumë e bukur dhe me një profil në Facebook për tu admiruar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare Cavani dhe Orsi janë njohur gjatë pushimeve të verës dhe tashmë kanë vendosur të jetojnë në metropolin francez. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2013, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori