“Çfarë do bëje po t’ia fusnin motrës tënde ashtu në gojë?” Mekolli i përgjigjet komentueses
Sezoni i dytë i “Hell’s Kitchen” në Top Channel ka nisur prej 2 javësh.

Me nisjen e sezonit të ri, kanë nisur edhe kritikat kundër Renato Mekollit për sjelljen e tij ndaj konkurrentëve. Kritikat e shumta që ka marrë, kanë qenë arsyeja përse shefi i kuzhinës ka bllokuar komentet në Instagram.

Këtë herë Mekolli është kritikuar pasi bëri një konkurrente të konsumonte një copë sallate me zor, duke qenë se ajo nuk e kishte larë.

Lidhur me këtë rast një komentues i Renato Mekollit; “Dhe nëse dikush do ja jepte sallatën ashtu turinjve motres tende jam kurioze ta di çdo bëje, suksese!”, shkruan komentuesja.

Ndërkohë shefi i kuzhinës i përgjigjet; “të lumtë dora do i kisha thënë, se këtë sallatë po e ha klienti dhe motra ime do ishte e paaftë për kuzhinë nëse nuk kishte respekt për klientin që paguan, ok? E more përgjigjen tani”.
Shtuar më 20/10/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori