Çfarë ka mes Suzana Tahirit dhe Granit Xhakës? (FOTO LAJM)

Pëlqej
Katër vite më parë, ajo u bë e njohur si banore e spektaklit "Shpija e Kosovës". Por, pas këtij reality-show, Suzana Tahiri punoi shumë për tu bërë e famshme duke u marrë me modelim dhe duke marrë pjesë në shumë fushata publicitare në Kosovë e jashtë saj.

Duke qënë femra e parë kosovare që u shfaq me "belly dance", bëri që shumë këngëtarë ta ftojnë në klipe të ndryshme.

Pas përfundimit të dy fakulteteve, bukuroshja bionde tregoi hapur ambicie politike, duke qenë pjesë e kryesisë së rinisë së PDK-së.

Por Suzana duket se ka edhe një fiksim tjetër: ai quhet Granit Xhaka. Futbollisti shqiptar i Zvicrës duket se e ka bërë për vete bukuroshen që herë pas here poston në rrjetet sociale foto të yllit të Borussia Munchengladbah (siç është së fundmi edhe fotoja e parë në galerinë e mësipërme), shkruan Portali Albeu.

Nuk dihet ende se çfarë ka realisht mes çiftit, por duket qartë simpatia e Suzana Tahirit për Granitin. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori