Chelsea dhe partneret festojnë afrimin me titullin kampion (FOTO LAJM)

Eden Hazard, Martina Cechova, Petr Cech dhe Didier Drogba

Festa e Didier Drogba në mbrëmjen gala në Dorchester Hotel në Londër për shoqatën e tij të bamirësisë ishte një mundësi e mirë për futbollistët e Chelsea-t të festonin jo vetëm fitoren e djeshme kundër Machester United, por edhe afrimin me titullin kampion në Premier League.

Bashkë me futbollistët kanë qënë edhe partneret e disa prej tyre, të cilat i dhanë më shumë hijeshi mbrëmjes, transmeton Portali Albeu.

Fondacioni i sulmuesit nga Bregu i Fildishtë synon t'iu vijë në ndihmë personave në nevojë në Afrikë. /albeu.com/


Shtuar më 19/04/2015, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori