Çifti Sneijder nis kursin e turqishtes
Ylli më i ri i Galatsaray Wesley Sneijder dhe bashkëshortja e tij Yolanthe Cabau kanë nisur kursin për mësimin e gjuhës turke.

Transferimi më i bujshëm i skuadrës turke në këtë merkato janari e ka marrë seriozisht mësimin e gjuhës turke dhe sipas asaj që raportojnë mediat turke, çifti Sneijder do të marrë 3 orë në javë mësim nga profesorë privatë në Stamboll.

Më e vendosur për të mësuar turqishten duket bukuroshja Cabau, e cila edhe pse fillestare, poston herë pas herë në Twitter në gjuhën turke. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2013, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori