Coleen Rooney tregon rezultatet e fitnesit në Barbados (FOTO LAJM)

Pëlqej
Coleen Rooney po punon fort që të arrijë formën optimale pesë muaj pasi solli në jetë djalin e saj të dytë, Klay.
Bashkëshortja e Wayne Rooney ka nisur prej muajsh një regjim për të rënë në peshë, por përveç kësaj ka menduar edhe për disa ditë relaksi. Nëna e dy fëmijëve po kalon disa ditë pushimi në ishullin e famshëm Barbados së bashku me dy djemtë e saj, Kai dhe Klay dhe disa familjarë të saj.

27-vjeçarja është parë në një formë të mirë teksa shijonte me bikini plazhin dhe diellin e ishullit, por sërish i duhet shumë punë për të arritur në top-formë. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori