Cristiano Ronaldo le "pa punë" tenisten daneze (VIDEO)
Cristiano Ronaldo i heq disa milionë euro nga duart tenistes dabeze Caroline Wozniacki. Kjo e fundit ka humbur kontratën me kompaninë "JBS", të brendshmet e së cilës i reklamonte pikërisht ajo.

Por suksesi i madh i ardhur pas spotit publicitar me protagonist yllin portugez të Real Madrid ka bërë që biondja të largohej nga kompania në fjalë.

"Impakti i CR7-ës ka qenë shumë, shumë më i madh se sa kishim ëndërruar. Kështu, ishte më mirë për kompaninë tonë që të ndërprisnim bashkëpunimin me Caroline Wozniacki", ka thënë drejtori i "JBS", Morten Alstrup. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori