"Dasma e vitit" dalin pamjet e para nga dasma e Sergio Ramos (FOTO LAJM)

Dita e sotme, ishte një ditë e shënuar për kapitenin e Realit të Madridit, Serxhio Ramos.

Në Katedralen e Sevillias, në Spanjë, Ramos lidhi kurorë me prezantuesen e famshme, Pilar Rubio. Çifti u martua pas shtatë vitesh bashkë, teksa kanë edhe tre fëmijë, Sergio, Marko dhe Alehandro.

Dhëndri dhe nusja shkëlqenin në Katedrale, mes shumë të ftuarve, nga të cilët shumë prej tyre VIP-a dhe yje të tjerë të futbollit.

Dejvid e Viktoria Beckham, Luka Modriç, Sergioo Busquets, e shumë protagonistë të tjera ishin mbledhur, në atë që në Spanjë u cilësua si "dasma e vitit", deri kur pak minuta para orës 6 të pasdites, të gjithë sytë ishin drejtuar tek çifti Sergio e Pilar.
Shtuar më 15/06/2019, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori