David Beckham i përgjigjet kritikëve për puthjen me vajzën e tij (FOTO LAJM)

Futbollisti i njohur, David Beckham ka folur për herë të parë pas diskutimit të madh që shkaktoi në rrjete sociale fotografia ku ai shfaqej duke puthur vajzën e tij të vogël në buzë.

Pas gjithë stuhisë së reagimeve, modeli i njohur ka reaguar duke u shprehur se të puthurit në buzë është një formë afeksioni dhe dashurie që ai dhe Vicktoria kanë zgjedhur t’u shprehin fëmijëve të tyre.

“U kritikova për puthjen time me vajzën në buzë. Unë i puth të gjithë fëmijët në buzë”, është shprehur ai për “The Sun”, duke vijuar: “Brooklyn ndoshta jo.

Ai është 18 vjeç dhe do të dukej disi e çuditshme nëse do ta bëja me të këtë gjest”. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori