Dikur kampion Bote, sot pastron WC-të (FOTO LAJM)

Andreas Brehme me kombëtaren e Gjermanisë
Një prej mbrojtësve më të mirë në historinë e futbollit Andreas Brehme po përjeton një krizë shumë të thellë ekonomike. Autori i golit që i dha Gjermanisë Kupën e Botës në "Itali 90" numëron rreth 250 mijë euro borxhe, raporton "HITC".

Kjo ka bërë që ish mbrojtësi i Interit dhe Bayern Munchen të punojë si pastrues i WC-ve për të fituar bukën e gojës.

Thirrje për të ndidhmuar ish kampionin e Botës ka bërë edhe Franz Beckenbauer. Sipas "Kaizerit", populli gjerman duhet ti vijë në ndihmë pasi ajo çfarë ka bërë ai për Gjermaninë është shumë e madhe. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori