Ditëlindja e veçantë Boateng-Satta (FOTO LAJM)

7 marsin e shkuar ish lojtari i Milanit Kevin Prince Boateng ka festuar ditëlindjen e tij të 27. Bashkë me të edhe partnerja e pandashme Melissa Satta, që tashmë ka hyrë në muajin e tetë të shtatzanisë. Ka qënë ish velina ajo që ka dokumentuar festën nëpërmjet fotove, të cilat i ka postuar edhe në profilin e saj në Instagram.

Pas një darke romantike në shtëpinë e tyre në Gelsenkirchen Melissa ka servirur edhe ëmbëlsirën e mbrëmjes, një tiramisu e mbushur me qirinj.

Çifti në prill pret fëmijën e parë, ndërsa në verë, në Sardegna do të bëhet edhe martesa. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2014, ora 18:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori