Divorcohet Boateng, gati martesa me Satta-n
Pëlqej
Kevin Prince Boateng po përjeton një periudhë shumë të mirë me fanellën e Schalke 04 por edhe për jetën e tij private nuk mund të thuhet ndryshe. E përditshmja gjermane "Bild" zbulon lajmin se ish mesfushori i Milan ka zgjidhur përfundimisht çështjen e divorcit me ish bashkëshorten e tij Jennifer dhe tashmë mund të lidhë kurorë shumë lehtë me të dashurën e tij aktuale Melissa Satta.

Nga martesa e "Prince" dhe Jennifer ka ardhur në jetë edhe djali Jermaine, por kjo nuk e ka penguar ganezin të lidhet me show-girlin italian. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori