Djokoviç mund Federer dhe fiton një përqafim nga Ibra (FOTO LAJM)

Në "Court Central" të Parisit tenisti serb Novak Djokoviç përmbysi disavantazhin e një seti dhe të një game me break për të mposhtur fituesin e vitit 2011, në Paris Bercy, Roger Federer duke prerë kështu edhe biletën për në finalen e turneut. Tenisti zviceran i cili do të mbetet kështu pa një turne Masters të fituar gjatë këtij viti e nisi me mjaft agresivitet sfidën duke e sulmuar vazhdimisht kundërshtarin e tij.

Serbi do të presë në finale David Ferrer që mposhti në gjysëmfinale bashkëkombasin e tij Rafa Nadal, por ajo që ka tërhequr vëmëndjen gjatë ndeshjes Djokoviç-Federer ka qënë prania e sulmuesit të PSG, Zlatan Ibrahimoviç.

Ibra ka bërë hapur tifo për tenistin ballkanas, madje në përfundim të ndeshjes ka zbritur edhe në fushë për ti uruar fitoren me një përqafim shumë miqësor. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2013, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori