Dua Lipa bën gjithë botën të flasë për fustanin e saj (FOTO LAJM)

Orë më parë ajo rrëmbeu çmimin “Best Single” për këngën “One Kiss”, bashkë me Calvin Harris. Përpos faktit që 23-vjeçarja është shndërruar padyshim në divë, çfarë konfuzoi njerëzit ishte fustani që mbante veshur gjatë ndarjes së çmimeve.

Dua u shfaq me një fustan blu të shkurtër, me motive yjesh e ndërsa në pjesën mbrapa përfundonte me një fjongo gjigande. Gjëja e parë që na shkoi ndër mend ne, ishte flamuri i Kosovës.

Kujtojmë që pak ditë më parë Kosova festoi Ditën e Pavarësisë dhe pse jo, Dua e cila shprehet gjithnjë me krenari për prejardhjen e saj të jetë veshur jo pa qellim kështu.

Nga ana tjetër, portalet e huaja mendojnë gjithashtu që fustani i Dua-s simbolizonte diçka, por jo flamurin kosovar. Sipas tyre, fustani i Dua-s ngjan shumë me flamurin Europian dhe në fakt po shkruan anabel.

Shumë nga fansat mendojnë të njëjtën gjë.
Shtuar më 21/02/2019, ora 08:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori