Dy futbollistë shqiptarë në karantinë, mes tyre partneri i aktores Anna Lika (FOTO LAJM)

Futbollisti Italian Manolo Gabbiadini ka dalë pozitiv në testin për Koronavirus, pasi shfaqi disa simptoma të ngjashme me gripin.

Lajmin e ka bërë vetë publik sulmuesi italian i Sampdorias pasi kishte bërë analizat e nevojshme.

Por katër ditë më parë, të dielën më 8 mars, Gabbiadini ishte titullar në fitoren e Sampdorias 2-1 ndaj Hellas Veronës, ku luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë.

Është fjala për futbollistët Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani, të cilët janë vetëizoluar pas përballjes me sulmuesin e infektuar.

Vetë Amiri ka bërë një postim të fundit në Instastory, ku shfaqet duke parë një ndjeshje nga televizori dhe duke u shprehur se i mungon ta dëgjojë live zhurmën e saj

I riu 26-vjeçar është përfolur së fundi për një lidhje me aktoren simpatike Anna Lika.

Lidhja u konfirmua pasi në rrjetet e tyre sociale ata publikonin foto ku shfaqeshin në të njëjtin vend dhe të fundit e kishin nga Franca.

Shtuar më 13/03/2020, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori