Dy gjermanët e Arsenal në versionin Samurai (FOTO LAJM)

Arsenal ndodhet në Japoni aty ku po zhvillon fazën përgatitore para startit të sezonit 2013-2014 të Premier League-s. Përveç ndeshjeve miqësore në disa prej vendeve aziatike, dy gjermanët e "Topçinjëve": Per Mertesacker dhe Lukas Podolski janë ambjentuar shumë shpejt me kulturën tradicionale japoneze.

Sa thua Japoni menjëherë të shkojnë në mendje samurajtë e famshëm, të cilët Podolski dhe Mertesacker janë munduar ti kopjojnë.

Dy gjermanët bënë një duel në ambjentet e Urawa Royal Pines Hotel në Saitama, ndërsa Arteta dhe Sagna përgatitën ushqimin tradicional japonez, sushi. /albeu.com/

Shtuar më 25/07/2013, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori