E bija e Xhevdet Ferrit bën dedikimin më prekës për të atin (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme nda nga jeta aktori shumë i njohur shqiptar, Xhevdet Ferri.

Aktori humbi betejën me një sëmundje të pashërueshme në moshën 59-vjeçare.

Ndarja e tij nga jeta la një boshllëk të madh në kinematografinë shqiptare dhe të shumtë ishin ata që u prekën nga lajmi i hidhur.

Vajza e tij, ka ndarë në rrjetet sociale një foto bardhë e zi ku shfaqet pranë Xhevdetit dhe në përshkrimin e fotos shkruan pak fjalë, por që shprehin një dhimbje të madhe.

Ajo ka zgjedhur të shkruajë shprehjen më goditëse të poemës së njohur, të Walt Whitman: “O Captain! My Captain!,”

Poema është shkruarshkruar në 1865-ën për vdekjen e presidentit amerikan Abraham Lincoln, dhe bën bashkë humbjen, vdekjen e madhështinë.
Shtuar më 17/01/2020, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori