Oriana Sabatini është biseksuale.
Bukuroshja e
njohur si
partnerja e Paulo Dybala ka folur pa “dorashka” në rrjetet sociale duke zbuluar orientimin e dyfishtë seksual.
Në Argjentinë
Oriana është e
njohur si një aktore dhe njëkohësisht këngëtare, por në Itali ajo është e famshme si partnere e futbollistit të Juventusit, shkruan "tgcom24".
"E vërtetë apo e gabuar" është loja që
Oriana Sabatini filloi me ndjekësit në Instagram. Fansat bëjnë pyetje në lidhje me shijet dhe pasionet e saj dhe ajo
përgjigjet me gjithë sinqeritet.
"A jeni biseksual?" pyet dikush bukuroshen, dhe ajo i
përgjigjet troç: "E drejtë. Nëse me të vërtetë duhet t'i vë vetes një etiketë, mendoj se jam e tillë. Nuk ka asgjë më të bukur në jetë sesa të ndihesh e lirë", shkruan
partnerja e Dybalas.
Shtuar më 21/01/2021,
ora 16:16