E dashura e Martinez "ndez" "Oktoberfest" (FOTO LAJM)

Pëlqej
E gjitha bota i ka patur sytë këto nga epiqendra e Bavarisë, Mynih, aty ku çdo fund-shtatori zhvillohet festa e famshme e birrës "Oktoberfest", festë tradicionale e nisur në nder të Princit të Bavarisë. Shumë turistë nga Gjermania por edhe nga e gjitha bota vijnë në Mynih për të shijuar birrën e famshme gjermane por edhe për të vizituar metropolin bavarez.

Përjashtim nuk kanë bërë as partneret e futbollistëve të Bayern Munchen, ku një prej tyre ka qënë e dashura e futbollistit bask Javi Martinez, Maria Imizcoz.

Bukuroshja spanjolle, e njohur për bukurinë e saj por edhe për çmimet e shumta që ka fituar si "partnerja më e mirë e futbollistëve" duket se po e pret me shumë dëshirë "Oktoberfest" dhe këtë e tregojnë fotot e saj në Instagram. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori