E konfirmon Wanda: Icardi nuk do të largohet nga Interi
Wanda Nara përsërit se Icardi nuk do të largohet nga Interi. "Mauro Icardi tani është më i qetë, ai gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të bukur me të gjithë, dhe do të jemi këtu përsëri vitin e ardhshëm", tha agjentia e sulmuesit argjentinas.

Tifozët e Interit e akuzuan Wanda-n si shkaktaren kryesore për formën e dobët të Icardit. Kujtojmë se Interi i hoqi shiritin e kapitenit Icardit dhemediat aluduan se numri 9 do të largohet nga Interi në fund të sezonit. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2019, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori