E mohuan që janë bashkë, Rike Roçi uron Kristi Prengën për ditëlindje: Ta dua shpirtin (FOTO LAJM)

Rike Roçi dhe Kristi Prenga pak kohë më parë u kapën "mat" teksa kërcenin afër njëri tjetrit. Dyshja mohoi të kishte diçka mes tyre, por sot në ditën e lindjes së Prengës, Rikja na ka bërë lëmsh të gjithëve.

Ajo ka uruar boksierin me fjalët e djera duke i thënë:

“Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqë gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”.

A mund të themi tani që ata janë bashkë?!
Shtuar më 24/01/2020, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori