E trishtë, Silva Gunbardhi rrëfen fillimin: Kthehesha duke qarë…
Pëlqej
Kush tha që të jesh këngëtar është një profesion i lehtë?!

Si duket, qenka edhe më i vështirë seç e kemi menduar.

Këngëtarja e dashur e skenës shqiptare, Silva Gunbardhi ka rrëfyer në një intervistë për “Pasditja Ime” në “RTSH1-HD” verën e këtij viti, që si shumë të tjera paraardhëse është e mbushur me koncerte.

Pyetjes në i vjen apo jo, keq për këtë, Gunbardhi i është përgjigjur duke thënë se ka sakrifikuar shumë për të pasur këtë fluks koncertesh që ka sot, shkruan revista Who.

Sakrifica këto, që përfshijnë disa rrugë vajtje-ardhje Vlorë-Tiranë me autobus, vetëm e vetëm për të marrë një konfirmim, një përkrahje nga kompozitorët e kohës në RTSH, të cilët ka pasur raste edhe kur nuk e kanë pritur dot dhe ajo është kthyer duke qarë në shtëpi. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori