E zëvëndësoi Xhoda, zbulohet arsyeja e largimit të Rezit nga "Shiko Kush Luan" (FOTO LAJM)

Sezoni i ri i “Shiko Kush Luan” nisi me dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, mirëpo ky i fundit u shfaq vetëm në puntatën e parë të emisionit. Në të gjithë episodet e fundit vendin e Rezartit e ka zënë aktori tjetër i “Portokalli”-së Irgen Çela, ose siç njihet ndryshe nga të gjithë “Xhoda”.

Rezarti nuk foli për këtë ngjarje të papritur, po ashtu as Luana, por mediat kanë zbuluar arsyen që mund të ketë nxitur largimin e tij. Sipas “Dosja.al” moderatorja e emisionit dhe aktori kanë pasur një debat të fortë me njëri-tjetrin dhe kjo ka bërë që Luana ta largojë Rezartin nga emisioni. Ndërsa burime pranë “Prive.al” kanë mësuar se përplasja mes tyre ka ndodhur në studio, ndërkohëqë xhirohej emisioni dhe prandaj një javë më vonë ai është xhiruar sërish me kapitenin e ri.

Ndërkohë Rezarti ka fshirë nga Instagrami të gjitha fotot që ka pasur nga emisioni, por vazhdon ta ndjekë Luanën në Instagram. Ndërsa kjo e fundit nuk e ndjek aktorin nga adresa e saj.

Shtuar më 19/10/2020, ora 08:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori