Edhe Laçi e ka një super-tifoze (FOTO LAJM)

Dori Kola
Edhe pse ndodhet pak kilometra larg kryeqytetit Tiranë, në stadiumin e Laçit nuk gjejmë shumë tifoze femra, madje rrallëherë shikojmë të tilla. Fenomen ky që ndodh në shumë qytete të vendit, për arsye që të gjithë i dimë.

Si Tirana dhe Partizani, që shquhen për numrin më të madh të ultraseve femra, por edhe ekipi i Kurbinit e ka një të tillë. Ajo quhet Dori Kola, bukuroshja që ka qënë pjesë e "Miss Shqipëria 2014", ndërsa tani është pjesë e botës së modelingut, përcjell Portali Albeu.

Ajo shkon shpesh në stadiumin e Laçit dhe sipas asaj që ka rrëfyer ditë më parë për "Panorama-Sport", nuk i bëjnë përshtypje ofendimet e tifozëve.

Dori ndjek edhe futbollin ndërkombëtar dhe është tifoze e Milanit dhe Real Madridit. /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2015, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori