Lorik Cana nis pushimet me dy dashuritë e tij (FOTO LAJM)

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të Futbollit Lorik Cana ka filluar pushimet për këtë vit bashkë me familjen e tij.

Në instagram, Loriku ka shpërndarë një fotografi ku duket shumë i lumtur në plazh bashkë me djalin Boikenin dhe bashkëshorten e tij italiane Monika.

“Dashuria e jetës”,- shkruan Loriku poshtë fotografisë.

Djali i Lorikut lindi në shtator të vitit 2015-të dhe nuk ka mbushur ende 2 vjeç.

Siç duket nga fotografia, Loriku është treguar i kujdesshëm që të mos tregojë dhe fytyrën e djalit të tij, që deri më tani nuk e ka shfaqur asnjëherë në media. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori