EKSKLUZIVE/ Erjona Sulejmani tregon lojtarin e preferuar dhe si u bë tifoze e Interit: Jam single, ja nga frymëzohem (FOTO LAJM)

Modelja e njohur shqiptare, Erjona Sulejmani, e cila tashmë ka karrierë ndërkombëtare në një intervistë ekskluzive për Albeu.com. dhënë gazetarit Gerli Doko, rrëfyer gjithçka nga jeta e saj dhe planet për të ardhmen.

Sulejmani na tregoi se pas ndarjes me lojtarin Blerim Xhemailin, vijon të jetë single, dhe se prioriteti i saj është djali i saj, Luani.

Ndërkohë ajo tha se lojtari i preferuar te Interi është Lukaku, ndërsa tifoze e Interit u bë fëmijë. Për më shumë ndiqini intervistën më poshtë.

INTERVISTA E PLOTË:

Shpesh postoni foto mjaft provokuese dhe portalet pothuajse shkruajnë çdo dit për ju, si e përjetoni këtë?

-E vërtetë që postoj foto shpesh provokuese, por është normale se un jam modele dhe janë të shumtat foto pune. Këtë gjë nuk e përjetoj aspak keq, pasi mua më pëlqen kur shkuajnë për mua pasi fanast më ndjekin.

Ju tashmë keni bërë karrierë ndërkombëtare, nga kush frymëzohet Erjona?


-Sinqerisht frymëzimi im më i madh është fëmija im. Çdo gjë që e bej e bëj për të.

Gjith këtë sukses që keni kujt ja dedikoni?

-Suksesin ja dedikoj djalit tim, sigurisht pastaj familjes sime.

Çfarë planesh keni në të ardhmen, ose së shpejti?

-Jam një person shumë që flas shumë pak para se dicka te bëhet zyrtare 100%. Megjithatë kam 2-3 projekte mjaft të rëndësishme për në janar.

Kohën e lirë me se e kalon Erjona?
-Kohën e lirë e kaloj me djalin tim Luanin, kudo ku shkoj e marr me vete.

Jeni tifoze e Interit, nga kush lindi kjo dëshirë të mbështesësh zikaltërit?

-Dëshira për të qënë tifoze e Interit lindi që kur isha e vogël sapo mbërrita në Itali. Unë sinqerisht nuk e njihja shumë mirë Interin por në zonën time në Lagodigarda shumica janë me Interin dhe me Milanin ndërsa asyea që u bëra tifoze me Interin ishin se më pëlqenin ngjyrat zikaltër.

Ju ishit e pranishme në "San Siro", si e përjetuat humbjen në derbi ndaj Juventusit?

-Sigurisht humbja na preki pak, por Interi këtë vit është shumë mirë , ne kemi prespektiva për të ardhmen. Një derbi përherë është shumë më i rëndësishëm se sa një ndeshje tjetër, por nuk i dihet ndoshta fitojmë titullin në fund.

Cili është lojtari juaj i preferuar te Interi?

-Pa dyshim lojtari im preferuar është Lukaku.

Me Rike Roçin si i keni mardhënjet, takoheni shpesh me të?
-Unë edhe Rikja jemi shumë shoqe është një vajzë shumë shumë e mirë shihemi dhe takohemi shpesh kur na jepet mundësia, më pëlqen ta kaloj kohën me të pasi jemi gjithmonë të qeshur.

Ku i kaluat pushimet verën që lamë pas?

-Këtë vit me thënë të drejtën me pushimë kam shkuar në shumë vende në Ibiza, Sardegna, dhe Kanarie këtë verë kam bërë shumë xhiro. Mendoj se këtë periudhë jam duke përjetuar maksimumin e jetës sime, jam shumë e gëzuar këto 2-3 vitet e fundit dhe mundohem t’i shfrytëzoj.

Pas ndarjes së bujshme me Blerim Xhemailin, single është Erjona?

-Erjona është Single. Më pëlqen të jem Single t’i rri pjanë djalit tim, dhe punëve të mira. Tani për tani nuk ka vend për një dashuri, kur t’i vijë koha sigurisht që do ndodhi.

Po në Shqipëri vini shpesh?

-Në Shqipëri vij shpesh, por më së shumti vij për punë. Kam qejf të vij në Shqipëri të kaloj një verë të gjatë vetëm për qejfin tim pasi mendoj se është vendi më i bukur në botë.

Përveç modelingut, çfarë pasion keni tjetër?

-Pasioni im i parë ka qënë agjente imobilare, ndërsa i dyti është modeling këto të dyja bashkë i zhilloj prej vitesh. Kurse televizoni erdhi më vonë, nuk është se unë e kërkova por erdhi rastësisht dhe prej 2 vitesh më pelqen tashmë të provoj vetën. /albeu.com/


Shtuar më 29/10/2019, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori