EKSKLUZIVE/ E para shqiptare, rrëfehet arbitrja bukuroshe: Si më ngacmojnë lojtarët (FOTO LAJM)

Gjyqtarja Emanuela Rusta e cila tashmë ka dhe stemën e FIFAS-s prej 1 viti, ka folur një një interviste eksklzuive për Albeu.com rreth arbitrimit, pasionet dhe jetën private.

Ajo është në qëndër te mediave shqiptare kjo për faktin që është e para femër që arbitron në Shqipëri, por dhe që shfaqet shpesh aktive në rrjetet sociale. Për më shumë intervistën e plotë e gjeni më poshtë:


Intervistoi Gerli Doko:


1-Si lindi dëshira për tu bërë gjyqtare?

-Dëshira për arbitre lindi prej një kolegu që është arbitri më i mirë në Shqipëri.

2-Jeni në qëndër të vëmendjes nga mediat, si e përjetoni këtë sukses ?

-Një formë shpërblimi i punës për kaq kohë pa hequr dorë deri tek suksesi.

3-Ju tashmë keni dhe stemën e FIFA-s, nga kush frymëzohet Emanuela?

-Emanuela frymzohet nga persona që kanë arritur çdo gjë me punë dhe korrektësi.

4-Sa e vështirë është për një femër të bëjë këtë profesion?

-Nuk është e veshtirë për një femër nëse është serioze dhe korrekte ta ushtroj këtë profesion.

5-A ju ka ngacmuar ndonje futbollist ose që ka tentuar të filtrojë me ju?

-Jo, janë mësuar tani që femrat po shtohen në fushën maskiliste të futbollit .

6-Ju kemi parë shpesh në palestër, sa orë shpenzoni dhe sa ditë të javës shkoni?

-Çdo ditë në palester dhe minimumi 2 ore në ditë.

7-Çfarë statusi ka monentalisht Emanuela?

-Statusi në një lidhje të pandashme me profesionin dhe karrierën që po bej.

8-Përveç arbitrimit kë keni tjetër pasion në jetë, pra që kaloni kohën e lirë?

-Çdo gjë tek unë është e lidhur me sport. Jap mësim në lëndën Edukim Fizik dhe Sport në gjimnaz dhe jam në perfundim të një masteri shkencor tek UST.

9-Për cilën skuadër Europiane bëni tifo?

-Shoh shumë ndeshje por nuk jam tifoze e ndonjë skuadre, shoh vetëm nga ana e gjykimit një ndeshje.

10-Cili është ushqimi juaj i preferuar?

-Hmm ushqimi im i preferuar është cdo ushqim që është i shendetshem.

11-Turizmin bregdetar apo malor?

-Turzimi mix, secili ka të veçantat dhe bukurit natyrore ndryshe nga njeri tjetri.

12-GJith këtë këtë sukses në karrierën tuaj kujt ja dedikoni

-Familjes time padiskutim Babit tim.





Shtuar më 13/01/2020, ora 22:09
Tropo
e Hënë 13 Janar 2020, Ora 18:39
mendoni vetem per seks asgje tjeter...
sa te ndyr jeni ju..
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori