Emocionale: Antonella reagon në këtë mënyrë pasi Messi fitoi "Topin e Artë"
Lionel Messi është fitues i çmimit më të vlefshëm individual në botë "Topi i Artë".

Sulmuesi argjentinas arriti të triumfojë në ceremoninë e sontme të organizuar nga 'France Football' në Paris.

Ylli i Barcelonës la pas vete yjet si Virgil van Dijk, Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane.

Ishte ky "Topi i Artë" i gjashtë në karrierë për sulmuesin nga Argjentina.

Pas triumfit të Messit, ka reaguar edhe gruaja e argjentinasit, Antonella Roccuzzo.

Pas ceremonisë, ajo është shprehur e lumtur me yllin e Barcelonës.

"Nuk mund të jem më krenar se tani për arritjet tuaja. E lumtur të jem gjithnjë në anën tënde Leo Messi", tha Antonella.
Shtuar më 02/12/2019, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori